PDK fton deputetët të votojnë sot rezolutën për dialogun me Serbinë

Në oren 14, Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshëm për rezolutën e paraqitur nga koalicion PAN dhe PSD, sipas “kërkesës së 42 deputetëve për miratimin e Projekt-rezolutës mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.

Kryetari i kuvendit, Kadri Veseli pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit nuk la pa permendur votimin e themelimit të ushtrisë gjatë ditës së djeshme, duke shtuar se Kosova po ec përpara dhe po finalizon shtetësinë e saj.

“Sot kemi seancë të jashtëzakonshme. Ne shkojmë në dialog me Serbinë, nuk i frikësohemi dialogut me Serbinë. Ky është qëndrimi që do të jetë sot i deputetëve të Kuvendit. Duhet të kemi parasysh se janë 42 nënshkrime dhe në bazë të rregullorevë janë të mjaftueshme për të mbajtur seancë”, tha Veseli.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi pas përfundimit të kryesisë, ka ftuar deputetët të marrin pjesë në seancë dhe ta votojnë projekt-rezokutën.

“Është seancë e cila ka për qëllim votimin e rezolutës për dialogun mes kosovës dhe serbisë dhe ekipin qe do të udhëheq këtë dialog. Ne e kemi përkrahur këtë rezolutë. Një pjese e opozitës po vazhdon të refuzoj të marr përgjegjësi, tani kur kemi një rezolutë ata po ikin nga përgjegjësitë. Deputetët duhet të vijnë në seancë dhe të votojnë këtë rezolutë në të mirë të Kosovës”, tha Krasniqi.

Krasniqi u pyet edhe për komentet e LDK-së drejtuar koalicionit PAN dhe PSD-së.

“Unë skam komente për qëndrimet e ldk pasi që qendrimet e tyne ndrrojnë ma shpesh se moti në kosovë. Nuk kanë qëndrim të qartë për asgjë e lërë më edhe për këtë temë. Ajo cka mund të them është se të njëjtit po u ikin përgjegjësive. Do të ishte mirë qe të jenë të gjitha partitë politike që të jenë pjesë e këtij procesi”, tha ai

https://kallxo.com/seanca-per-dialogun-sot-ne-oren-14/