Boris Johnson, Foto: The Guardian/Dan Kitwood/Getty Images

Pasojat e Brexit: Jep dorëheqje sekretari i jashtëm i Britanisë së Madhe

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka dhënë dorëheqje, duke u bërë ministri i tretë në 24 orë që ka dalë nga qeveria, duke mos mbështetur planet e kryeministres britanike, Theresa May për një Brexit të butë, raporton ‘The Guardian’.

Kryeministrja bëri një kompromis me kabinetin e saj thellësisht të ndarë në një takim gjithë ditës së premte në rezidencën e saj, por pasi u konsultua me miqtë dhe aleatët, Johnson vendosi se nuk mund ta mbështeste marrëveshjen.

Zëdhënësi i Downing Street tha: “Sot pasdite, kryeministrja pranoi dorëheqjen e Boris Johnson si sekretar i jashtëm. Zëvendësimi i tij do të shpallet së shpejti. Kryeministrja e falënderon Borisin për punën e tij.”

Pas takimit në rezidencën e May, doli që Xhonson iu referua përpjekjeve të kryeministres për të shitur planin e Brexit si ‘lustrim të turbullt’.

Dorëheqja e tij vjen pas asaj të sekretarit të Brexit, David Davis, dhe numrit dy në Departamentin për Largimin nga BE, Steve Baker.

Si fytyra pompoze publike e fushatës së votës për tu larguar nga BE, largimi i Johnson do të thellojë ndjenjën e krizës rreth kryeministres May dhe do të rrisë shanset që ajo të përballet me një votë mosbesimi.

Kryeministrja do të duhej t’i drejtohej deputetëve të saj në Westminster në orën 17.30, në një atmosferë që po bëhej gjithnjë e më të nxehtë. Nëse 48 deputetë shkruajnë letra mosbesimi tek kryetari i Komitetit 1922, Graham Brady, May do të ballafaqohet me një votë mosbesimi.

Shumë nga mbështetësit e kryeministres besojnë se ajo do të fitonte një garë të tillë, por nëse ajo do të humbiste, May do të përballet në sfidë me Johnsonin midis kandidatëve të mundshëm.

Në letrën e dorëheqjes së Davisit, ai tha se beson se propozimi i May për një zonë të tregtisë së lirë në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së të drejtuar nga një “libër i përbashkët rregullash”, “dhënien e kontrollit të një pjese të madhe të ekonomisë tonë BE-së dhe sigurisht nuk po e kthen kontrollin e ligjeve tona në çdo kuptim real”.

Përkrahësit e Brexit gjithashtu janë zemëruar nga ajo që Baker i tha BBC-së ishte një informim “fëminor” nga numri 10 mbi trajtimin e ministrave pro-Brexit në rezidencën e kryeministres May.