Tri vjet më vonë, a ia vlen të festohet për Brexit?

Sot, nëse ndiheni kaq të prirur për ta festuar atë, është Dita e Brexit: data në të cilën, tri vjet më parë, Britania u largua zyrtarisht nga BE – megjithëse marrëveshjet tranzitore na mbajtën efektivisht brenda bllokut të BE-së për 11 muaj të tjerë. Por a e ka ndokush dëshirën për të festuar? Me gjasë, një dëshirë e tillë ishte vetëm nga faqja e internetit unHerd e cila kishte porositur një sondazh të porositur të opinionit. Kjo është e vetmja pjesë e vendit, me sa duket, ku shumica e banorëve ende mendojnë se Britania pati të drejtë kur ua dha lamtumirën fqinjëve evropianë.

Në nivel kombëtar, 45 për qind e njerëzve mendojnë se Brexit po del të jetë më keq sesa pritej, sipas sondazhit nga Ipsos Mori. Kjo shifër është një rritje nga 28 përqind në qershor 2021. Siç pritej, 66 përqind e votuesve që ishin pro mbetjes në BE  mendojnë se ka qenë një dështim. Por interesant është se po ashtu 26 për qind e votuesve që ishin kundër mbetjes në BE. Shifra e fundit është padyshim ajo që ka me të vërtetë rëndësi pasi tregon për njerëzit që mund ta kishin ndryshuar votën e tyre pro BE nëse do të dinin se si do të shkonin gjërat. Megjithatë, nuk duhet të injorojmë 5 për qind të britanikëve që votuan në favor të Brex-it në 2016 dhe tani thonë se mendojnë se Brexit po del të jetë më mirë nga sa prisnin. Ndonëse, marroë parasysh pamjen e zymtë të Brexit-it në Britani të pikturuar në atë kohë nga votuesit pro BE, ndoshta nuk është aq befasuese të gjesh një grusht njerëzish që janë të befasuar këndshëm kur zbulojnë se, në fakt, bota ende po rrotullohet.

Disa pro BE me siguri do t’i shfrytëzojnë këto gjetje për të argumentuar rastin e Britanisë për ribashkimin në bllokun e BE-së – ose të paktën për ta nxitur Keir Starmer që ta vendosë këtë mundësi në menunë e manifestit të tij të ardhshëm (diçka që ai e ka përjashtuar vazhdimisht).

Por a gabon ai kur thotë se vendi nuk dëshiron ta rishqyrtojë çështjen e anëtarësimit të Britanisë në BE – apo tregun e unik apo bashkimin doganor?

Vlen të përmendet se asnjë nga sondazhet nuk shtroi pyetjen nëse të anketuarit mendonin se Britania duhet të rihynte në ndonjë nga këto tri entitete. Po ta kishin bërë këtë, ne mund të kishim përfunduar me një përgjigje tjetër. Është një gjë të pendohesh për rezultatin e referendumit, por krejt tjetër është të duash ta kalosh përmes krejt këtij procesi edhe njëherë.

Për më tepër, Starmer do të jetë i vetëdijshëm se shumë nga arsyet që disa britanikë pendohen për Brexit mund të mos fajësohen fare për vendimin. Covid-i na la të gjithëve një mundësi për të gjykuar siç duhet rezultatin e Brex-it. Ne nuk kishim arritur as në fund të periudhës së tranzicionit kur bota ndryshoi krejtësisht kur goditi pandemia: ekonomitë u shemben në të gjithë botën. Situata u ndërlikua më tej nga pushtimi rus i Ukrainës dhe rritja e inflacionit global gjatë vitit të kaluar. Britania mund të duket se është në një rrëmujë ndërsa ekonomia e saj po has në vështirësi dhe sistemi i saj shëndetësor publik është i mbingarkuar nga listat marramendëse të pritjes për trajtim. Por ekonomitë e tjera po hasin në vështirësi për të njëjtat arsye. Është jashtëzakonisht e vështirë të zgjidhet se çfarë është e lidhur me Brexit – dhe çfarë jo.

Por çfarë po ndodh në tregti – fusha më e dukshme në të cilën mund të implikohet Brex-it – që nga votimi?

Në vitin 2016, Britania eksportoi mallra dhe shërbime me vlerë 648.21 miliardë euro (me çmimet aktuale) dhe importoi 692.4 miliardë euro. Por në 12 muajt deri në nëntor të vitit të kaluar, shifrat përkatëse ishin 908.15 miliardë eurodhe 999 miliardë euro. Për sa i përket investimeve të huaja direkte, Britania renditet e 5-ta në botë për investimet e huaja të jashtme dhe e dyta për investimet e huaja direkte të brendshme. Nuk është aspak e vërtetë të thuhet, me fjalë të tjera, se Brexit e ka kthyer Britaninë në një vend të izoluar. Tregtia ka vazhduar të rritet ndjeshëm. Kjo është po aq e vërtetë për tregtinë me BE-në sa është e vërtetë me vendet joanëtare të BE-së. Eksportet në BE u rritën me 24.8 për qind vitin e kaluar dhe importet nga BE me 27.4 për qind. E vetmja mënyrë se si mund tëa kthehet kjo në një rënie të dukshme është të krahasohet tregtia siç është tani me vendin ku mendohet se duhet të ishte deri tani nëse do të vazhdonte një linjë trendi rritës që nga para referendumit të Brexit. Disa njerëz përpiqen të bëjnë vetëm këtë – por kjo logjikë injoron kërdinë e shkaktuar nga Covid.

Ekonomia mund të jetë në një mënyrë të dobët dhe publiku mund t’ia hedhë fajin, me apo pa të drejtë, Brexit. Mirëpo forcat negative në ekonomi mund të ndryshojnë gjatë dy viteve të ardhshme – për shembull, inflacioni tashmë po bie. Kjo mund të nënkuptojë se qëndrimet ndaj Brex-it duken pak më pak negative deri në zgjedhjet e ardhshme./The Spectator

Përgatiti: Nuhi Shala