Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Detaje nga takimi i Abbott me Komisionin për Punë të Jashtme

Aspektet e bashkëpunimit rajonal, çështja e integrimit të Kosovës në BE, liberalizimi i vizave, janë disa nga temat të cilat Komisioni për Punë të Jashtme i ka diskutuar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Ndonëse takimi ishte i mbyllur për media, kryetari i këtij komisioni, Haki Abazi, në një deklarim para mediave dha detaje për takimin.

“Ishte një diskutim i pasur për çështjet e marrëdhënieve bilaterale me kujdes dëgjuam ambasadorin për pikëpamjet e tij dhe të Britanisë të Madhe dhe zhvillimeve në rajon”, tha Abazi.

Ambasadori britanik, Abbott theksoi nevojën që raportet Kosovë-Mbretëri i Bashkuar të thellohen edhe më shumë.

“Është një lidhje e pasur mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, janë disa elemente fondamentale në të, të cilat nuk ndryshojnë. Mendoj që ka mundësi edhe për më shumë dhe për të punuar në fusha të ndryshme. Jam mirënjohës për mundësinë për të biseduar për këtë me anëtarët e komisionit”, tha ai.

Mbyllet për media takimi i Komisionit parlamentar me ambasadorin britanik