Foto: REL/AFP

Pas Sulmit në Gjermani, MPJ Jep Numër Kontaktues për Qytetarët e Kosovës Atje

Pas raportimeve se në qytetin Munster të Gjermanisë ka pasur sulm, ku pati edhe viktima, MPJ e Kosovës ka dhënë një numër kontaktues për të gjithë qytetarët që jetojnë ose janë në këtë qytet. Por, ende nuk ka infomacione zyrtare nëse ka pasur ndonjë qytetar të Kosovës të përfshirë në këtë sulm.

“Qytetarët e Kosovës që jetojnë apo sot kanë qenë në Münster, për çdo nevojë për ndihmë të kontaktojnë Konsullatën e Kosovës në Frankfurt në këtë numër telefoni: +4917668149736. Misionet konsullore të Kosovës në Frankfurt dhe në të gjithë Gjermaninë do të jenë në shërbim të tyre”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

KALLXO.com ka kontaktuar  Ministrinë e Punëve të Jashtme për të marrë vesh nëse ka ndonjë shqiptar të lënduar në këtë sulm, por ata kanë thënë që janë duke u marrë me këtë punë dhe ende nuk ka informacione zyrtare.

“Jemi duke u marrë me këtë punë”, tha Jetlir Zyberaj, shef i kabinetit të Ministrit të Jashtëm.

Ai deklaroi se Ministria e Punëve të Jashtme deri tash nuk ka informata nëse ndonjë kosovar është lënduar gjatë sulmit.

Në Munster sot një person goditi me makinë njerëzit, duke shkaktuar dhjetra të vdekur e të lënduar,