Behgjet Pacolli | Foto: Facebook

Pacolli Shpreson në Mbështetjen e Bullgarisë

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli e ka cilësuar lajm të mirë për perspektivën europiane të Kosovës dhe të vendeve të rajonit marrjen e kryesimit të BE-së nga Bullgaria.

Pacolli ka thënë se rreth perspektivës europiane të vendit kishte biseduar gjerë e gjatë me homologen e tij bullgare, Ekaterina Zaharieva, kur ajo erdhi në Prishtinë në muajin tetor të vitit të kaluar.

“Kam besimin e thellë se mbështetja bullgare për Kosovën do të jetë e fuqishme mbi proceset euro-atlantike të Kosovës, anëtarësimin e vendit tonë në Organizata Ndërkombëtare, ashtu siç është edhe vullneti i dyanshëm për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar ndërmjet dy vendeve”, ka shkruar ministri Pacolli në një postim në profilin e tij në “Facebook”.