Fitore Pacolli, VV.

Pacolli: Kosova si mjet për integrimin e Serbisë në BE

Në debatin për Raportin e Progresit, deputetja Fitore Pacolli konstatoi se vetëm Serbia po përfiton nga dialogu i Brukselit.

Pacolli e cilësoi Kosovën “si mjet për integrimin e Serbisë në BE”.

Pacolli më tutje konstatoi se shtete europiane që kanë pranuar Kosovën nuk po lobojnë më te pesë shtetet që nuk e kanë njohur vendin.

Mosnjohja nga pesë vendet sipas Pacollit po i konvenon edhe BE-së për të mbajtur statusin e neutralitetit ndaj Kosovës.

Deputetja e VV-së në pas tregoi se çfarë pa Raporti i progresit në fusha të ndryshme në Kosovë.

Pacolli tha se i ka disa rekomandime, por deklaroi se ato do të plotësohen edhe me të tjera dhe do të paraqiten në fund të diskutimit.