Pacolli inicion studim për kombin shqiptar
26.11.2018 - 14:08
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i cili sot po merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ka thënë se ka propozuar që të bëhet një studim i përbashkët ndërkombëtar për “Kombin shqiptar në 50 vitet e ardhshme”.
Përmes rrjetit social Facebook, Pacolli ka theksuar se “një dokument i tillë do të shërbente si platformë zhvillimore fuqizuese e kombit shqiptar në Ballkan”.
“Përballë sfidave të shumta, shqiptarët duhet ta kenë të qartë të ardhmen e tyre së bashku.”, ka thënë ai.