Foto: KALLXO.com

Operacionit 'BASTI' në Gjakovë - Nëntë persona nën hetime

Nëntë persona nën hetime pas operacionit “BASTI”

Nëntë persona janë të përfshirë në hetimet e prokurorisë pas përfundimit të operacionit “Basti”, në Gjakovë.

Ndaj gjashtë të dyshuarve, Prokuroria e Gjakovës ka kërkuar arrest Shtëpiak ndërsa tre të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

I.B., B. M., V.P., A. SH., J. B., B. S., G. A., E. N. dhe M.K., po dyshohet se deri me datë 9 korrik 2019 kanë organizuar dhe zhvilluar veprimtari ilegale të lojërave të fatit – Bastore pa licencë me qëllim që të përfitojnë dobi pasurore.

Të njëjtin në rast se vërtetohet se kanë kryer këto vepra penale rrezikojnë të dënohen deri në 5 vite burgim.

Operacioni i titulluar “Basti”, është planifikuar pasi KALLXO.com kishte dorëzuar në polici filmimet ku hulumtuesit arrinin të luanin baste në këto lokacione.

Në ketë aksion u përfshinë rreth 100 pjesëtarë të njësiteve policore, më që rast u mbyllën nëntë lokale dhe u arrestuan 8 persona.

Njëri nga lokalet ishte i kamufluar si ëmbëltore.

Lojërat e fatit janë ndaluar me Ligj nga Qeveria e vendit.

Ligji ka hyrë në fuqi në maj të këtij viti, ndërkohë që ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës më 28 mars 2019.

https://kallxo.com/pamje-boset-e-basteve-te-gjakoves-te-prangosur-ne-gjykate/

.