Aksioni i prokurorisë për ndërtimet në Brezovicë, arrestohet ish kryetari i Shtërpcës

Një aksion Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, i nisur në orët e hershme të mëngjesit e i cili po vazhdon ende,  deri më tani ka vënë në pranga dhjetë persona të dyshuar.

Sipas njoftimit të prokurorisë, në mesin e të arrestuarve është edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës dhe drejtori i urbanizmit, ndërsa shtojnë tutje se janë arrestuar edhe disa zyrtarë dhe pronarë të kompanive për shkak të disa veprave penale.

Kallxo.com publikoi pamje ekskluzive nga aksioni i Njësive Speciale mëngjesin e sotëm në Shtërpcë.

Aksioni i cili po udhëhiqet nga Prokuroria e Ferizajt, ka të bëjë me veprat penale të korrupsionit me ndërtimet në Brezovicë.

Ky aksion sipas vet kryeprokurorit të Ferizajt Shukri Jashari, është ndër më të mëdhenjtë në luftën kundër korrupsionit.

Prokuroria ka njoftuar se të arrestuarit po dyshohen se kanë kryer veprën penale marrje ryshfeti, dhënie ryshfeti e keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

VIDEO – Aksioni i Specialëve kundër të dyshuarve për ryshfet me ndërtimet në Brezovicë