Obiliq - Rruga pa shenja paralajmëruese rrezik për banorët

Rruga përgjatë vendit të quajtur ‘Guri i Plakës’ në fshatin Grabovc të Epërm në Obliq, po konsiderohet e rrezikshme për banorët përreth.

Kjo sipas një qytetari që ka raportuar në KALLXO.com, qarkullimi i transiteve dhe automjeteve tjera, pa shenja paralajmëruese po rrezikon qarkullimin e qytetarëve e sidomos për fëmijët e kësaj ane.

KALLXO.com ka konfirmuar nga vendi i ngjarjes që përgjatë kësaj rruge disa kilometra nuk ka sinjalizime pavarësisht ankesave që i ishin drejtuar komunës nga qytetarët.

Foto:KALLXO.com

Mirëpo, në një përgjigje për KALLXO.com, drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë (DSHPE) në komunën e Obiliqit, thotë se kjo drejtori është në përfundim të planifikimeve dhe shumë shpejtë do të procedojë në prokurim.

“Projektin për shenjat sinjalizuese për vitin 2019, DSHPE është në përfundim të planifikimeve dhe shumë shpejtë do ta procedojë në prokurim, e pjesë e këtij projekti është edhe fshati Graboc si dhe rruga ku ju keni pranuar ankesën e qytetarëve, pra rruga “Guri i Plakës”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ndërkaq, shumë afër kësaj rruge ndodhet edhe hekurudha.

Sipas Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, shenjat sinjalizuese për paralajmërimin kalimit të trenit dhe kujdesin që duhet të kenë qytetarët janë vendosur.

Foto: KALLXO.com – Rruga me kthesa pa shenja paralajmëruese

 

Foto: KALLXO.com Foto: KALLXO.com – Rruga pa shenja paralajmëruese

 

Foto: KALLXO.com Foto: KALLXO.com – Rruga me kthesa pa shenja paralajmëruese