Salla e mbledhjeve | Foto: Kuvendi i Kosovës
Nuk Votohen në Kuvend Pikat e Mbetura
Edhe pse ishin në sallën e mbledhjes, shumë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk votuan për pikat e mbetura nga seanca e kaluar.
Për ketë arsye nuk kaluan plotësim-ndryshimet e Ligjit për Miniera dhe Minerale, Propozim-Rezoluta për Arrestimet e Aktivistëve të “Vetëvendosjes” dhe plotësim-ndryshimet e Ligjit për Sanksionet Penale.
28 deputetë votuan pro ndryshim-plotësimeve të Ligjit për Miniera dhe Minerale, 16 ishin kundër dhe 6 abstenuan, ndërsa kjo ndikoi që plotësim-ndryshimet të mos miratohen.
Edhe më pak deputetë votuan për Propozim-Rezoluta për Arrestimet e Aktivistëve të “Vetëvendosjes”. 14 prej tyre ishin për, 3 kundër, ndërsa pati 12 abstenime.
Për ndryshim-plotësimet e Ligjit për Sanksione Penale nuk u votua fare, pasi nuk u krijua kuorumi i nevojshëm.
Megjithatë, edhe pse nuk i votuan ndryshim-plotësimet e dy ligjeve dhe rezolutën për aktivistët, deputretët e Kuvendit zgjodhën një anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Radojka Trifunoviq u zgjodhe anëtare e KGJK-së me mandat pesëvjeçar.