Kuvendi i Kosovës

Nuk Kalon Mocioni për Shkarkimin e Nenad Rikalos

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë miratuar mocionin e grupit parlamentar të LDK-së për shkarkimin e ministrit të Bujqësisë, Renad Rikalo.

Pas tri orë debati rreth dyshimeve të ngritura ndaj ministrit Rikalo për përfshirje të tij në tortura ndaj shqiptarëve në vitet 1990, 40 deputetë votuan kundër kërkesës për shkarkim, 27 e mbështetën kërkesën ndërsa një abstenoi.

Debati u përshkua me akuza të ndërsjella e polemikave ndërmjet partive të koalicionit qeveritar dhe të atyre në opozitë ndërsa ministri Rikalo nuk ka folur fare gjatë seancës.