Njëri nga të Akuzuarit për Terrorizëm e Pranon Fajësinë

Njëri prej shtatë të akuzuarve për vepra që lidhen me terrorizmin, Liridon Kabashi, pasi është konsultuar me avokaten e tij, e ka pranuar fajësinë për pjesëmarrje në luftën në Siri, raporton gazetari i KALLXO.com nga seanca gjyqësore në Ferizaj.

Kabashi është penduar thellësisht dhe ka shprehur keqardhje në seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën Themelore të Ferizajt.

Gjykata e ka pranuar pranimin e fajësisë nga i akuzuari Kabashi.

Aktualisht, është duke u bërë leximi i provave dhe më pas pritet që i akuzuari kryesor i këtij rasti, Zeqirja Qazimi, ta japë deklaratën e mbrojtjes.

Imami Zeqirja Qazimi akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për rekrutim për terrorizëm. Së bashku me Qazimin në këtë rast akuzohen edhe Ilir Berisha, Sadat Topojani, Burim Ballazhi, Jetmir Kyqyku, Liridon Kabashi dhe Ilir Krraba.

Këta shtatë persona qenë arrestuar në qershor të vitit 2014, ndërsa aktakuza ndaj tyre u ngrit më 2 mars 2015.

KALLXO.com ka raportuar edhe më herët nga seancat gjyqësore të këtij rasti.

http://kallxo.com/deshmitari-ndryshon-deklaraten-e-tij-ne-gjykimin-e-zeqirja-qazimit/

http://kallxo.com/sot-ne-gjykate-shtate-te-akuzuarit-per-terrorizem/