Ilustrim

Një punëtor në Prizren lëndohet rëndë në vendin e punës

Një punëtor është lënduar në vendin e tij të punës në Prizren, duke hedhur beton në një pllakë të një objekti banesor.

Sipas policisë, viktima deri sa ka qenë në vendin e punës duke hedhur beton për pllakën e një objekti banesor, kamioni që hidhte betonin ka pësuar avari me ç ’rast viktima nga goditja me beton është rrëzuar në tokë dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë inspektorët e punës si dhe njësitet relevante policore.