Ramush Haradinaj - Foto: Facebook

Nitaj: Ramushi Nuk Mund të Jetë i Kushtëzuar

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka thënë se Ramush Haradinaj mund të jetë njëri prej politikanëve më bujar në Kosovë, por që sipas tij bujaria e tij nuk mund të shkojë deri aty sa të mund të pranojë të jetë i kushtëzuar nga çfarëdo grupimi politik, shqiptar apo me shumicë serbe në Kuvendin e Kosovës.

“Ai për hirë të një stabiliteti politik, ka bërë kompromise të mëdha në dëm të partisë që e drejton, por këtu përfundojnë të gjitha kompromiset e tij”, ka shkruar më tej Nitaj në llogarinë e tij në “Facebook”. /21Media