Nisin punimet në nënkalimin e Varoshit në Ferizaj

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj gjatë ditës së sotme ka inauguruar fillimin e punimeve në ndërtimin e nënkalimit në rrugën Varosh, njëherësh hyrje e qytetit të Ferizajt.

Sipas njoftimit të MI-së, ndërtimi i nënkalimit të parë në këtë segment rrugor ka kosto mbi 750 mijë euro, ndërsa kostoja totale e projektit për zgjerimin e kësaj rruge me infrastrukturën përcjellëse, kap vlerën mbi 2.2 milionë euro.

“I pari i MI-së, Pal Lekaj, duke iu adresuar mediave dhe qytetarëve të pranishëm tha se ky projekt ndikon në sigurinë e jetës së qytetarëve që qarkullojnë në këtë rrugë si dhe në zhvillimin e infrastrukturës rrugore e hekurudhore. Lekaj theksoi se ky projekt dëshmon vendosmërinë për mbështetje të komunave dhe qytetarëve në mbarë vendin”, thuhet në komunikatën e MI-së.

Më këtë rast, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu falënderoi ministrin Lekaj dhe Qeverinë Haradinaj për përkrahjen e vazhdueshme dhe të pa rezervë në implementimin e projekteve me rëndësi për qytetin dhe banorët e Ferizajt.