Ilustrim

Nënshkruhet kontrata për investime në linjën hekurudhore Fushë Kosovë – Hani i Elezit

Sot do të bëhet nënshkrimi i kontratës “Rehabilitimi i linjës së 10-të hekurudhore, të segmentit Fushë Kosovë – Hani i Elezit në gjatësi prej 65 km”.

Kjo kontratë do të nënshkruhet nga Kryeshefi Ekzekutiv i Infrakos-it Agron Thaci dhe Drejtorit Gjeneral të GCF-së Eduardo Rossi.

Bazuar në rendësinë jetike të këtij projekti për rehabilitimin dhe modernizimin e Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës në këtë ngjarje të rëndësishme do të jenë të pranishëm shumë nga personalitete e shquara të politikës duke përfshirë Kryeminstrin e Kosovës, Kryeparlamentarin, Ministri i Financave, Ministri i Infrastrukturës, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, përfaqësues të BERZH-it dhe Zyra e Komisionit Europian.

Kjo ceremoni do të mbahet në ndërtesën Qeverisë së Republikë së Kosovës. (Ndërtesa Qeverisë, salla P-38, ora 10:00)