Ilustrim

Nën masën e arrestit shtëpiak shëtitej me veturë, arrestohet

I dyshuar për një vepër penale ai ishte në masën e arrestit shtëpia.

Por kjo masë iu zëvendësua me atë të paraburgimit pasi që i njëjti kishte thyer masën paraprake.

Policia ka sqaruar se orët e para të mëngjesit të djeshëm dy persona janë arrestuar në Prizren, pasi të njëjtit nuk i ishte bindur urdhrave të policisë për të ndaluar veturën.

Pas arrestimit policia gjatë verifikimit kishte rezultuar se njëri nga të dyshuarit ishte duke vozitur pa patentë shoferë ndërsa pasagjeri kishte thyer masën e arrestit shtëpiak.

Me vendim të prokurorit vozitësi pa leje është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tjetrit i është vazhduar masa e paraburgimit.