Në Stubëll të Vitisë mbahen Takimet e Dom Mikelit

Shoqata Kulturore Shkencore “Dom Mikel Tarabulluzi” dhe Universiteti “Kadri Zeka”, bashkëorganizojnë për të 29-tën herë me radhë në Stubëll të Epërme të Vitisë, manifestimin letrar e shkencor “Takimet e Dom Mikelit”.

Manifestimi mbahet nesër, më 22 shtator 2018, ndërsa pritet të marrin pjesë emra të njohur të kulturës dhe shkencës shqiptare.

Këtë edicioni akademia shkencore do t’i kushtohet  figurës e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut,  në 550 vjetorin e vdekjes.

Në kuadër të kësaj akademie do të shënohet edhe 170 vjetorit të kthimit në atdhe të martirëve të Malit të Zi të Shkupit, të internuar të Muhaliq të Turqisë (1846-1848), histori, e cila siç njoftojnë organizatorët, do të tregohet nga përmes kumtesës së studiueses franceze, Odette Marquet.

Po ashtu do të mbahet edhe ora letrare, muzikë dhe performaca të shumta artistike.