Foto-ilustrim

Në Spitalin e Ferizajt Vdes Nëna me Fëmijën e saj

Në Spitalin Rajonal të Ferizajt mbrëmë ka vdekur një nënë shtatzënë bashkë me foshnjën e saj.

Bajram Syla, shefi i Repartit të Gjinekologjisë në këtë spital  tha se shtatzëna kishte probleme me zemrën.

“Pacientja ka ardhë në spital me arrest kardiak që është ndalje e zemrës dhe është mundu me u reanimu në Emergjencën e Ferizajt, ndërkohë është thirrë gjinekologu kujdestar me konfirmu gjendjen e bebes“, tha ai për KALLXO.com.

Doktori Syla tregoi se ekipi mjekësor është munduar ta shpëtojë foshnjën, duke e futur gruan shtatzënë në operacion, por shpëtimi sipas tij ka qenë i pamundur për shkak të komplikimeve kardiake.

Më herët KALLXO.com kishte shkruar për rënien e vdekshmërisë së foshnjave dhe shtatzënave në Kosovë.

http://kallxo.com/bie-vdekshmeria-e-nenave-dhe-foshnjave-ne-kosove/