Vdekje e dyshimtë e një foshnje në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka raportuar për një vdekje të dyshimtë të një foshnje, dje në fshatin Bresje të Fushë Kosovës.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare e fshatit ka njoftuar se ata kanë pranuar një foshnje pa shenja jete.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.