Spitali i Gjakovës | Foto: KALLXO.com

Gjakovë, vdes një foshnje, ankuesi lë fajtor stafin mjekësor

Një burrë nga Gjakova ka raportuar në Polici se reja e tij e ka humbur foshnjen e saj gjatë lindjes.

Sipas Policisë, ai është ankuar se kjo ka ndodhur si pasojë e trajtimit jo të mirë mjekësor.

Policia thotë se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është raportuar dje në mesditë.

Rasti po trajtohet si trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor.