
Shpyllëzimi është ndër problemet kryesore mjedisore në Kosovë | Foto: WIkimedia
Në Kushnin të Gjakovës kapet duke prerë malin ilegalisht
18.10.2018 - 10:20
Një roje e pyllit në fshatin Kushnin të Gjakovës ka hasur në një person të dyshuar i cili po transportonte dru.
Roja ka raportuar rastin në polici duke kërkuar asistencën e policisë për këtë rast.
“Me të arritur njësitë në vendin e ngjarjes, i dyshuari ka filluar t’i kërcënojë duke mos i përfillur urdhrat e policëve, e po ashtu i ka sulmuar policët gjatë arrestimit të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje, policia ka njoftuar se i dyshuari u ka shkaktuar zyrtarëve policor lëndime të lehta trupore.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje