Isa Mustafa, Kryeministër i Kosovës. I Foto: KALLXO.com

Mustafa Premton Rritje më të Madhe Ekonomike

“Kemi siguruar qëndrueshmëri financiare dhe fiskale me rritje stabile ekonomike prej mbi 4% për vitin 2015 dhe 2016, ndërkaq në vitet në vijim rritja do të jetë edhe më e madhe”, ka shkruar kryeministri Isa Mustafa.

Ai ka theksuar se politikat e Qeverisë nxisin sektorin privat, lindjen e bizneseve të reja dhe vendeve të reja të punës nga sektori privat.

“Sipas statistikave të biznesit, në vitin 2016 janë hapur 10,549, e janë mbyllur 2,379 biznese”, shton shefi i Qeverisë, duke theksuar se sipas European Commerce Registry Forum, ky raport i bizneseve të reja kundrejt atyre të mbyllura është më i miri në Evropë.

“Përderisa në Kosovë po rritet biznesi privat, i cili po gjeneron vende pune e rritje ekonomike, në disa vende të rajonit këto trende janë negative, që nënkupton se më shumë mbyllen biznese në krahasim me ato që hapen”, shton Mustafa në postimin e tij.

Lidhur me punësimin, kryeministri thotë se raporte të ndryshme konfirmojnë se në dy vjet kemi krijuar mbi 40.000 vende të reja të punës.

“Raporti i fundit i ASK-së tregon për numër të përgjithshëm të të punësuarve në Kosovë prej 347,185 deri në tremujorin e tretë 2016, që është numri më i lartë ndonjëherë”, ka shkruar Isa Mustafa, duke nënvizuar se prioritet thelbësor i këtij koalicioni qeverisës është zhvillimi ekonomik.

Ndonëse kryeministri insiston se më 2015 dhe 2016 rritja ka qenë 4 për qind, të tjera shifra kanë dhënë Fondi Monetar Ndërkombëtar, Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe Banka Qendrore e Kosovës.

https://kallxo.com/rritja-ekonomike-nen-parashikimet-e-kryeministrit/

Dallimi në shifra në mes të kryeministrit në njërën anë dhe BB-së, ASK-së dhe BQK-së në anën tjetër rreth zhvillimit ekonomik është matur edhe nga Krypometri.

Fryrja e Rritjes Ekonomike