MSA-ja nuk është Shkop Magjik

Kryeministri Mustafa në konferencën për MSA-në renditi përfitimet e Kosovës prej saj.

“Bizneset kosovare do të ketë një qasje me konsumatorë prej 500 milionë, me 28 shtete dhe do të rrisë eksportin dhe rregullimin e bilancit tregtar. Do të ketë ndikim pozitiv në rritjen e investimeve të huaja direkte. Kosova do të ketë qasje të lehtësuar në tregjet evropiane,” tha Mustafa.

Kryeministri tha se Kosova do të përmbushë të gjitha obligimet e marra me marrëveshje, pasi BE-ja është partneri më i madh ekonomik i saj.

“BE paraqet partnerin kryesor ekonomik, pasi që pjesëmarrja tregtare është e Kosovës është më e madhe me këto vende. MSA-ja është konfirmim i Kosovës për vullnetin e integrimit në BE,” tha Mustafa.

Për MSA-në në konferencë foli edhe ministri i Integrimit Bekim Çollaku.

Çollaku tha se MSA-ja e lidh Kosovën me BE-në dhe BE-në me Kosovën, por ai përmendi edhe anën tjetër të kësaj marrëveshjeje.

“Kjo mban mundësi dhe përfitime, por mban dhe rreziqe. Nuk është shkop magjik, mbetet shumë punë për t’u bërë,” tha Çollaku.

Konferenca e sotme të shpjegojë ndikimet dhe përfitimet kryesore ekonomike të Kosovës nga MSA-ja, të demonstrojë që marrëveshja ka për qëllim t’i ndihmojë Kosovës të ec përpara në zhvillimin e saj ekonomik/afarist, t’u ndihmojë prodhueseve kosovarë të përfitojnë nga tregu i BE-së dhe bërjen e Kosovës më atraktive për investimet e BE-së.