Motra raporton në polici dhunën ndaj motrës së saj

Një grua në Klinë  ka raportuar në polici se motra e saj është kanosur nga burri i saj

Sipas njoftim, ankuesja ka raportuar se derisa ishte në vizitë tek motra e saj, ka vërejtur se është rrahur dhe është kanosur me armë nga i dyshuar.

Sipas njoftimit të policisë, viktima pas tretmani mjekësor ka shkuar tek prindërit e saj, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një armë, dhe një karikator me pesë fishekë.

I njëjti është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti nga ana e policisë po cilësohet si dhunë në familje.