(Arkiv) Bora në Prishtinë - Foto: Atdhe Mulla

Moti, me ngrica e mjegull

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot temperaturat minimale do të arrijnë deri në -11 gradë Celsiues, ndërsa ato maksimale do të jenë në 4 gradë Celsiues.

“Do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me diell. Në disa zona do të ketë mjegull, ndërsa ngricat paraqiten në gjithë territorin e vendit, vetëm në pjesën e parë të ditës dhe gjatë natës, kurse mesdita paraqitet me vlera pozitive. Shtypja atmosferike po shënon ngritje graduale. Në fushat termike do të ketë ngritje, sidomos në vlerat e temperaturave maksimale, derisa në vlerat e minimaleve gjendje mbetet pothuaj njëjtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes’, njofton IHMK.

IHKM po ashtu njofton se temperaturat minimale do të arrijnë deri në -11 gradë Celsiues, ndërsa ato maksimale do të jenë në 4 gradë Celsiues.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Votimi pranë përfaqësive diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës u zhvillua në mënyrë të rregullt dhe në përputhje me procedurat ligjore, ka shkruar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).

Përmes një njoftimi, MPJD ka falënderuar të gjithë bashkatdhetarët për pjesëmarrjen në procesin e votimit, duke vlerësuar angazhimin e tyre në proceset demokratike të vendit.

“Votimi u zhvillua në mënyrë të rregullt dhe në përputhje me procedurat ligjore, duke reflektuar përkushtimin e qytetarëve tanë ndaj proceseve demokratike të vendit”- thuhet në njoftimin e lëshuar, më 06.06.2026.

MPJD ka shprehur gjithashtu mirënjohje për misionet diplomatike dhe konsullore për angazhimin profesional gjatë organizimit të votimit, si dhe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për bashkëpunimin e ngushtë në realizimin e procesit.

Kosova do të mbaj zgjedhjet e parakohshme parlamentare të dielën, më 07.06.2026.