Moti, Foto: Valon Fana - Maj 2026

Moti sot, diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën, më 06.06.2026 do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperatura më e lartë gjatë ditës, sipas IHK-së, do të jetë 28 gradë Celsius.

“Të shtunën mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte për reshje shiu të përcjellura me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14°C, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë ndërmjet 25-28°C” – thuhet në njoftimin e IHK-së.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1–11 m/s.