‘Mosmarrëveshja’ të hënën premierë në Teatrin Kombëtar

Teatri Kombëtar i Kosovës, do të shfaqë të hënën, më 20 maj 2019, premierën e shfaqjes “Mosmarrëveshja” nga Albert Kamy me regji nga Fata Hyseni.

Përmes një njoftimi për media TKK bënë të ditur se premiera kësaj shfaqje jepet në ora 21:00, ndërsa për dy net me pas, më 21 dhe 22 maj 2019 do të ketë edhe reprizat, po në të njëjtën kohë.

Shfaqja “Mosmarrëveshja” tregon historikun e një nëne dhe e bijës së saj Marta të cilat të mbetura në një bujtinë të izoluar, shndërrohen në kriminele në përpjekjet e tyre për të bërë para dhe larguar nga ai vend.

Ato i sigurojnë paratë duke i vrarë klient të cilëve pastaj u marrin paratë.

Zhani djali i vetëm i shtëpisë i larguar njëzet vjet me parë, kthehet për ta sjellë pasurinë e tij në shtëpi. Vendimi që në fillim të lajmërohet si një klient, do t`i kushtojë atij me jetë.