Miratohet rezoluta për unifikim të pikave doganore Kosovë -Shqipëri

Kuvendi i Kosovës ka miratuar propozim-rezolutën nga debati parlamentar në lidhje me zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për unifikimin e pikave doganore ndërmjet tyre.

Nga 69 deputetë që morën pjesë në seancë, 67 vota ishin për, 1 kundër dhe 1 abstenim.

Dje Kuvendi i Kosovës kishte diskutuar lidhur me këtë rezolutë.

Visar Ymeri, propozues i kësaj rezolute tha se unifikimi i doganave nuk u arrit asnjëherë. Ai kërkoi që Qeveria e Kosovës të tregojë se ku ka arritur procesi dhe të tregojë aspektin ligjor të këtyre marrëveshjeve.