Nga protesta e sotme e mjekëve specialistë | Foto: KALLXO.com

Ministria e Shëndetësisë do të Sistemojë Specialistët

Ministria e Shëndetësisë tregoi sot për KALLXO.com se çfarë ka ndërmend të bëjë në lidhje me kontratat e mjekëve specialistë, pasi këta mjekë protestuan para qeverisë, dy ditë para se t’u skadojnë kontratat e punës.

“Ministria e Shëndetësisë do t’ju vazhdojë kontratat specialistëve dhe gjithashtu është duke punuar në aspektin e sistemimit të tyre me kontrata të përhershme, varësisht nga nevojat e vetë institucioneve shëndetësore publike,” thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie.

Mjekët specialistë që protestuan sot treguan se dje janë takuar me zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë për të diskutuar rreth problemit të tyre me kontrata.

Këta mjekë treguan se ministria planifikon hapjen e një konkursi për ta, por thanë se deri atëherë duhet t’u vazhdohen kontratat, pasi sipas tyre për këtë gjë është ndarë buxhet.

Mjekët specialistë në protestë konstatuan se hapja e një konkursi për pranim në punë të tyre është diçka që e zvarrit procesin e punësimit për shkak se nuk dihet kur do të hapet dhe për sa vende të punës.

http://kallxo.com/mjeket-specialiste-perseri-ne-proteste-kerkojne-pune/

Mjekët specialistë probleme me kontrata kishin edhe vjet, ndërsa disa herë kishin protestuar.

Protestat e këtyre mjekëve në vitin 2016 i ndoqi KALLXO.com.

http://kallxo.com/zgjidhje-e-perkohshme-per-specialistet-e-papune/

http://kallxo.com/mjeket-specialiste-ne-proteste-kerkojne-vende-pune/