Ministria e Arsimit merr vendim për kompensimin e orëve të humbura

Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë ka marrë vendim për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës se mësimdhënësve të organizuar nga SBAShK-u.

Sipas këtij vendimi, mësimi i humbur për shkak të ndërprerjes së përkohshme të mësimit në institucionet e arsimit parauniversitar publik, me rastin e grevës së mësimdhënësve do të zëvendësohet:

5 (pesë) ditë të zëvendësohen nga pushimi pranveror, prill 2019;

5 (pesë) ditë të shtuna të zëvendësohen gjatë vitit shkollor 2018/2019;

5 (pesë) ditë të zgjatet përfundimi i vitit shkollor 2018/2019.