Ilustrim

Ministria e Arsimit publikon datat e kompensimit të ditëve të humbura mësimore

Ditë më parë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, kishte paralajmëruar se ditët e humbura të vonesës së vitit shkollor do të kompensohen.

Sot, MASHTI ka njoftuar se 18 ditët e humbura do të zëvendësohen në muaj të ndryshëm.

Kompensimi i 18 ditëve të mësimit të humbura për vitin shkollor 2021-2022, do të bëhet si në vijim:

Dhjetë ditë të mësimit të zëvendësohen-mbahen të shtunave, duke filluar me datat e shënuara më poshtë:

Në muajin tetor, 2021 me datat: 9.10.2021 dhe 23.10.2021;

Në muajin nëntor, 2021 me datat: 06.11.2021 dhe 20.11.2021;

Në muajin dhjetor, 2021 me datat: 4.12.2021, 18.12.2021, 28.12.2021, 29.12.2021 dhe 30.12.2021 (ditë të pushimit dimëror);

Në muajin janar, 2022 zëvëndësimi të bëhet me datat: 15.01.2022 dhe 29.01.2022;

Në muajin shkurt, 2022 me datat: 12.02.2022 dhe 26.02.2022.

Në fund të periudhës së tretë, për nxënësit të cilët e përfundojnë shkollën e mesme të lartë klasën e 12-të (maturantët), zëvëndësimi të bëhet me datat: 16.05.2022, 17.05.2022, 18.05.2022, 19.05.2022, 20.05.2022.

Për nxënësit e klasave 9, 10 dhe 11-të, zëvëndësmimi bëhet me datat: 06.06.2022, 07.06.2022, 08.06.2022, 09.06.2022, 10.06.2022.

Për nxënësit e klasave 1-8 dhe fëmijët parafillor, zëvëndësimi do të bëhet me datat: 20.06.2022, 21.06.2022, 22.06.2022, 23.06.2022 dhe 24.06.2022.

Të hënën, më 27 shtator do të filloj viti i ri shkollor me prezencë fizike në shkolla. Të pranishëm në klasa duhet të jenë jo më shumë se 20 nxënës. Përveç mësimit me prezencë fizike do të organizohet edhe mësimi nga distanca.