Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli - Foto: KALLXO.com

Ministri i Jashtëm Nuk ka Koment për Deportimin e Shtetasve Turq

Shefi i diplomacisë në Kosovë, Behgjet Pacolli nuk ka komentuar arrestimin dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova.

Ai në një intervistë për emisionin ‘Jeta në Kosovë’ tha se Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka pasur kompetenca të ndërhyjë në këtë çështje.

“Po të kishte pasë ndonjë ndërhyrje prej Ministrisë së Punëve të Jashtme diku në punët e Prokurorisë dhe Gjyqësisë ju sot do të thoshit se ne kemi bërë ndërhyrje. Unë për këto arrestime kam dëgjuar sikurse edhe ju sepse nuk është domen i Ministrisë së Punëve të Jashtme”, tha Pacolli.

Ai po ashtu konsideron se këto arrestime kanë qenë me urdhër të dikujt.

“Nuk kam koment për arsye se nuk e di këta njerëz a kanë leje qëndrimi. Nuk besoj që Ministria e Punëve të Brendshme  krye në veti ka bërë këto arrestime dikush ka urdhëruar normalisht”, tha Pacolli.

Përballë Jeta Xharrës, në këtë emision flasin Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: