Sheshi para Qeverise dhe Kuvendit të Kosovës - FOTO: KALLXO

Ministri i Jashtëm malazez sot viziton Kosovën

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, do të jetë nikoqir i homologut të tij nga Mali i Zi, Srdjan Darmanoviq, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vendin tonë .

Takimet zyrtare do të mbahen në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme në ora 8:50.