Me cilat probleme janë përballur të rikthyerit nga luftërat  e huaja?

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetoi reportazhin hulumtues, i cili tregon se institucionet e Kosovës po dështojnë në deradikalizimin e të rikthyerve, të dënuarve dhe të gjykuarve për ekstremizëm e terrorizëm.

Hulumtuesi nga Qendra Kosovës për Studime të Sigurisë, Skender Përteshi, tregon se është marrë me të rikthyerit nga luftërat e huaja që nga 2013, duke shtuar se Qeveria e Kosovës nuk ka plane adekuate për të trajtuar të rikthyerit.

Sipas tij, shteti i Kosovës te gratë dhe fëmijët e rikthyer ka ndërmarrë disa hapa për trajtimin e tyre, por jo edhe për burrat edhe djemtë.

“Së pari duhet të ketë një koordinim, koordinimi mes Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale”, tha ai.

“Unë kam takuar të rikthyer nga luftërat e huaja, kam takuar edhe familjar edhe gra të rikthyera. Nevojat që kanë ata, janë këto: qasja në shëndetësi pasi që nuk janë në gjendje të shëndoshë, kërkojnë qasje të mirë në edukim. Jo nëse një person ka shkuar në Siri e Irak e gjithë familja mund të jetë si ai, ose e kundërta”, tha Perteshi.

www.kallxo.com