Këndvështrimet e shqiptarëve dhe serbëve për marrëdhënie ndëretnike (VIDEO)

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Iniciativa e re Sociale (NSI) prezantuan rezultatet e anketës të zhvilluar me 1,200 qytetarë të Kosovës për marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë.

Drejtori i QKSS, Mentor Vrajolli tha se Projekti ka për qëllim të promovojë pajtim mes komuniteteve.

Derisa, Drejtoresha e NSI, Jovana Radosavljeviq tha se rezultatet nuk ishin te mira as të këqija ku shfaqet dhe se do duhet kohë për t’u përmirësuar kjo gjendje.

Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë tha se në këtë periudhë kemi nevojë për iniciativa të tilla pasi po përballemi me incidente e gjuhë të urrejtës si shkak i mungesës së dialogut.

“Ne kemi kohë të vështira, shohim nevojën urgjente për iniciativa të tilla. Duhet të vazhdojmë tutje, këto ditë po përballemi me pasoja të mungesës së dialogut, gjuhës e urrejtjes, që po dëmton marrëdhëniet”- u shpreh ai.

Shpat Balaj nga QKSS tha se nga 1,200 të anketuar, 500 janë nga komuniteti serb. Sipas tij papunësia dhe mungesa e pajtimit mes shqiptareve dhe serbëve janë ndër faktorët me të theksuar në raport.

Në pyetjen se cili është shqetësimi më i madh në komunitetet e tyre përkatëse, problemet e dy komuniteteve lidhen kryesisht me mirëqenien ekonomike dhe sociale, përkatësisht me papunësinë në 51% të shqiptarëve dhe 46% të serbëve.

Ne mesin e serbëve të Kosovës ka më shumë shqetësime sa i përket marrëdhënieve ndëretnike ku 13% e konsiderojnë problematike, derisa 2% e shqiptarëve e konsiderojnë ashtu.

Të anketuarit janë pyetur edhe për njohuritë që kanë për punën e këshillave komunale, 79% e shqiptarëve dhe 52% e serbëve nuk kanë njohuri për këtë mekanizëm, derisa ata që janë të familjarizuar thanë se ka dyshime e pakënaqësi.

Në pyetjen se çfarë konsiderojnë si kërcënim për paqen dhe sigurinë në komunitet, papunësia prinë në të dy komunitetet.

Mungesa e pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë shihet si kërcënim serioz nga 21% e shqiptarëve dhe 6% serbëve.

Derisa, në pyetjen nëse ndihen të sigurt si anëtarë i një grupi etnik në Kosovë, vërehet ndjenjë më e lartë e sigurisë në mesin e shqiptarëve, 84% deklarohen të sigurt dhe vetëm 44 %  tek serbët e e anketuar,  39% serbë dhe 15% shqiptarë  thanë se nuk ndihen të sigurtë si grup etnik në komunitetin e tyre.

Në pyetjen si i vlerësojnë marrëdhëniet etnike në nivel lokal e qendror, në mesin e qytetarëve serb ka pesimizëm më të lartë, sidomos në nivelin qendror, 44% e shqiptarëve dhe 33 % e serbëve të anketuar e konsiderojnë si të mirë gjendjen e marrëdhënieve ndëretnike.

Sa i përket nivelit komunal vërehet gjendje më e mirë, 58% shqiptarë  dhe 42% serbë i vlerësojnë si të mira marrëdhëniet, 37% e serbëve deklaruan se deri diku janë të mira dhe 11% të këqija.

Lidhur me multietnicitetin vërehen mendime pozitive, në pyetjen nëse ata e konsiderojnë komunën e tyre si multietnike 81% e shqiptarëve dhe 78% e serbëve e konsideruan si të tillë.

Në pyetjen nëse e konsiderojnë shoqërinë kosovare si multietnike 86 % shqiptarë dhe 73 serbë deklaruan për.

Derisa, nëse besojnë që Kosova duhet të jetë vend multitentik,  pati qëndrim të ngjashëm me rreth 80% deklarime pozitive.

Anketa  ka marr edhe njohuritë e qytetarëve për kornizën ligjore që i prek marrëdhëniet ndëretnike, kur janë pyetur nëse kanë njohuri për ligjin për mbrojtje nga diskriminimi 48% shqiptarë dhe 53% serbë deklaruan jo, në krahasim me 50% shqiptarë dhe 32% serbë për po.

Në pyetjen nëse besojnë se ka diskriminim ndaj grupeve minoritare, për popullatën shqiptare shumicë kjo shihet nga një spektër më pozitiv ku 42 % kanë thënë jo, serbët 37%  deklaruan po dhe 39 % deri në një masë.

Në pyetjen nëse qytetarët mendojnë që marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë janë përmirësuar gjatë viteve të fundit,  edhe këtu vërehet një optimizëm më i madh në mesin e popullsisë shumicë dhe pesimizëm në komunitetin serb, 56% shqiptarë kanë thënë po, derisa 20% serbë jo dhe 39% deri diku.

Derisa 88% shqiptarë dhe 65 % serbë kanë deklaruar se janë optimist për marrëdhënie me të mira në të ardhmen.

Në ndikimin e gjuhës dhe nivelit politik në marrëdhëniet ndëretnike dhe nëse ka ndikim gjuha e liderëve në marrëdhënie 74% shqiptarë dhe 59 % serbë kanë deklaruar se po.

Në pyetjen nëse qytetarët e konsiderojnë se e kanë lirinë në komunat e tyre përkatëse të flasin hapur për çështje politike 74% e shqiptarëve kanë deklaruar si po dhe vetëm  22% deklaruan po , derisa 35% e serbëve kanë deklaruar se nuk e kanë mjaftueshme.

Nëse komunat e tyre po bëjnë punë në avancim të drejtave të pakicave, 21% e serbëve dhe 51% e shqiptarëve kanë thënë po, 40% serbëve thane po dhe 26% deri në një masë.

Nëse ndihen të përfaqësuar në shoqërinë e Kosovës, shqiptarët 69% kanë deklaruar që po, 15% serbë kanë deklaruar po, 31 % serbë kanë deklaruar se nuk ndihen të përfaqësuar.

Në pyetjen nëse Kosova është tolerante ndaj etnive të ndryshme, komuniteti shumicë është më konfident ku 82% shqiptarë deklarun po, 31 % serbë po derisa,  38% serbë besojnë se Kosova nuk është tolerante ndaj etnive tjera.

Nëse është i rëndësishëm bashkëpunimi ndëretnik, për dy komunitetet e ka rëndësinë e madhe, 30% shqiptarë dhe 25% serbë është shumë i rëndësishëm, për rreth 40 % është i rëndësishëm.

Në pyetjen nëse marrëdhëniet ndëretnike mund të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës, shumica 91 % shqiptarë dhe 79% serbë janë pro.

Në pyetjen nëse dhuna ndaj pakicave në Kosovë është ndëshkuar në mënyrë adekuate, 36% serbë nuk janë përgjigjur, 41% kanë thënë jo, 24% për po.

50% shqiptarë mendojnë se po është ndëshkuar dhe 36% nuk është ndëshkuar.

Në atë se çka konsiderojnë pengesë për avancim të mëtejshëm të marrëdhënieve,  36% shqiptarë besojnë se njëra prej pengesave është mungesa e drejtësisë për krimet gjatë luftës në Kosovë, 15% tek serbët.

Mungesa e pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë shihet si pengesë tek 21% serbë dhe 19% shqiptare.

26% shqiptarë pengesë e shohin mosnjohjen e Kosovës nga Serbia, kurse  5% nga serbët e ndajnë këtë mendim.

23% e serbëve i shohin paragjykimet ndaj komuniteteve si problematike për marrëdhënie, derisa  9% të shqiptarëve konsiderojnë kështu.

Nëse janë të gatshëm të votojnë parti që nuk përfaqëson grupin e tyre etnik 75% shqiptarë dhe 39% serbë janë kundër kësaj vote.

Në pyetjen nëse marrëdhëniet më të mira ndëretnike e përmirësojnë procesin e integrimit europian për Kosovën 89% shqiptarë dhe 45% serbë janë për.

Kurse, në pyetjen nëse në shkolla duhet të mësohet gjuha e njëri-tjetrit, 37% shqiptarë dhe 41% serbë besojnë që po, kurse 51% shqiptare dhe 20 % serbë thonë jo.

Qëndrime pozitive vërehen derisa këto marrëdhënie janë në nivel profesional, por nëse kalon në personal ka më pak gatishmëri për bashkëpunim, si shembull te martesa.