Aparate të lojërave të fatit | Foto: KALLXO.com

Mbyllen 11 Lokale të Lojërave të Fatit

Policia e Kosovës bashkë me Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës kanë ndërmarrë një aksion për bastisjen e lokaleve të lojërave të fatit që dyshohen se i janë shmangur tatimit.

Lajmin për KALLXO. com e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani, pa dhënë detaje për aksionin.

Në këtë aksion sipas raportit të policisë janë sekuestruar 25 aparate të lojërave të fatit, 4 kompjuterë dhe 1800 euro para.

Mbyllja e këtyre lokaleve është bërë nën dyshimet për organizim të skemave piramidale si dhe shmangien nga tatimi.

Dy të arrestuarve u është caktuar ndalimi policor.