Aksident në Fushë Kosovë - 23.05.2024

Aksident në Fushë Kosovë, tri vetura të përfshira - FOTO

Një aksident trafiku ka ndodhur para disa minutash (23.05.2024) në Fushë Kosovë, në të cilin janë përfshirë tri vetura, njëra është rrokullisur.

Siç shihet nga fotografitë që janë dërguar në redaksinë e KALLXO.com, Policia e Kosovës është në vendin e ngjarjes.

KALLXO.com ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes.