Aksident në Fushë Kosovë - 23.05.2024

Aksidenti në Fushë-Kosovë, dy persona të lënduar

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e aksidentit që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë.

Në këtë aksident të përfshira kanë qenë tri vetura.

Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se aksidenti ka ndodhur në 16:40h dhe se me rastin po merret njësiti i trafikut.

Aksident në Fushë Kosovë, tri vetura të përfshira – FOTO