Fillon ndeshja vendimtare për titullin e kampionit mes Trepçës e Golden Eagle Ylli

Në Mitrovicë ka filluar ndeshja vendimtare për titullin e kampionit të Kosovës në basketboll ndërmjet Trepçës dhe Golden Eagle Ylli.

Kjo është ndeshja e pestë, ngaqë katër ndeshjet e kaluara i kanë fituar nga dy secili ekip.

Ylli synon titullin e kampionit, që do të ishte i treti në histori, kurse mitrovicasit të fitojnë titullin e parë pas vitit 2012. Kujtojmë, që Trepça ka fituar Kupën, Superkupën dhe Ligën Unike, duke kërkuar trofeun e katërt për këtë edicion.

Skuadra nga Suhareka në çerekfinale të “Play-off”-it eliminoi Bashkimin 2:0 dhe Pejën në gjysmëfinale 3:2, derisa Trepça eliminoi Sigal Prishtinën 3:0.

Mitrovicasit ishin liderë në garat e rregullta me 25 fitore e tri humbje, derisa therandasit në vendin e tretë me 19 fitore e nëntë humbje, aq sa kishte edhe Peja e dyta.

Deri më tani në të gjitha garat janë përballur gjashtë herë, ku katër fitore i kanë takuar mitrovicasve.