Zjarr në hotelin 'Mandarin Orientals' në Londër, Foto: CNN

Mbi 100 zjarrfikës në luftë me zjarrin në hotelin me pesë yje në Londër

Dhjetra zjarrfikës janë dërguar për të shuar një zjarr në një hotel në zonën e Knightsbridge të Londrës, tha të mërkurën Brigada e Zjarrëfikësve në Londër, raporton CNN.

Fotografi në mediat sociale treguan shenja të tymit që ngritej në qiell mbi ‘Mandarin Oriental’, një hotel me pesë yje që është rinovuar kohët e fundit.

Brigada e Zjarrfikësve në Londër tha se kishte dërguar 20 automjete për zjarrfikëse dhe rreth 120 zjarrfikës për të shuar zjarrin në çatinë e hotelit.

Grupi i hotelit Mandarin konfirmoi se kishte një zjarr në hotelin e tyre në Londër.

“Ka një zjarr në hotel, por situata ende po shpaloset”, tha për CNN të mërkurën drejtori për marrëdhënie me publikun, Sally De Souza nga grupi.

Knightsbridge është një nga lagjet më të pasura në Londër.

Rrugët në zonë janë mbyllur derisa shërbimet e urgjencës iu kanë përgjigjur zjarrit dhe shërbimet e trenit janë ndërprerë, thane autoritetet e transportit të qytetit për Londrën në Twitter./BBC