Londër, një person u arrestua pasi goditi me veturë portën e pallatit mbretëtor

Një burrë është arrestuar pasi ka përplasur me makinë portat e Pallatit Buckingham në qendër të Londrës.

Oficerët e armatosur nga Policia Metropolitane e arrestuan atë në vendngjarje, nën dyshimin për dëmtim kriminal. I njëjti u dërgua në spital dhe u seleksionua sipas Ligjit për Shëndetin Mendor.

Policia ka njoftuar se nuk raportohet për të lënduar dhe burri është liruar me kusht, raporton BBC.

Ndërsa kanë bërë të ditur se nuk po e trajtojnë çështjen si ‘të lidhur me terrorin’.

Incidenti ka ndodhur në rezidencën mbretërore në orën 02:33, të shtunën në mëngjes.

Në një deklaratë, Met tha: “Hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar rrethanat.”

Të dielën në mëngjes, skelat, dërrasat dhe bulonat prej druri mund u panë përpara portës, me detajet e arta të dukshme pas dërrasave.

Përgatiti: Arjana Berisha