Marshi protestues në Mitrovicë pas vrasjes së Ermal Kamberit - Foto: KALLXO.com

Marsh Protestues në Mitrovicë pas Vrasjes së Ermal Kamberajt

Marshi ka nisur në sheshin “Mehë Uka” të Mitrovicës dhe protestuesit po ecin nëpër qytet për t’u kthyer prapë në vendin ku nisi.

Në mesin e pjesëmarrësve në këtë marsh është edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Protestuesit po mbajnë në dorë një banderolë, në të cilën shkruan: “Stop Vrasjeve! Ne jemi Ermali!”.

Gëzim Abrashi, i cili foli në emër të shoqërisë civile, tha se për tre vjet shkuan tre të rinj: njëri në shkollë, njëri në punë dhe tjetri në oborrin e shkollës.

Abrashi aludoi në vrasjen në shkollë më 29 janar të vitit 2014 të Astrit Sylajt, ngjarje që ishte trajtuar gjerësisht në emisionin “Drejtësia në Kosovë“.

Si dhe në vrasjen që u krye në oborrin e gjimnazit “Frang Bardhi” në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka bërë thirrje Policisë që sa më parë të zbulojë autorët e vrasjes së Ermalit, “vrasje që na ka prekur të gjithëve” dhe që ata të dalin para drejtësisë dhe të dënohen me “dënimet më të rënda”.

Ndryshe, i riu Ermal Kamberaj u vra të premten në mbrëmje në lokalin “Check In” në Mitrovicë. Ai ishte menaxher i këtij lokali.

Personi që dyshohet se e kreu aktin ende është në arrati.

http://kallxo.com/i-plagosuri-ne-mitrovice-menaxher-i-lokalit/

Ndërsa, dje, shokët e zanatit të Ermalit mbyllën lokalet e tyre në qendër të qytetit në kohën kur po varrosej kolegu i tyre.

http://kallxo.com/lokalet-ne-mitrovice-te-mbyllen-per-ermal-kamberin/

http://kallxo.com/varroset-ermal-kamberaj/