Protesta e nxënësve të gjimnazit Ahmet Gashi. Foto: Egzon Azemi/Facebook ARKIV

Nxënësit e gjimnazeve të Prishtinës organizojnë marsh protestues

Nxënësit e tre gjimnazeve të Prishtinës kanë organizuar një marsh protestues “Traumë, jo lojë”.

Ky marsh protestues do të mbahen të mërkurën në ora 14:30.

Marshuesit do të takohen tek sheshi Zahir Pajaziti dhe do të vazhdojnë marshin deri tek ndërtesa e Komunës së Prishtinës.

Ky marsh protestues është organizuar nga nxënësit e gjimnazeve “Sami Frashëri”, “Xhevdet Doda” dhe “Ahmet Gashi”.

Ky marsh vjen pas publikimit të rastit të ngacmimit seksual të një vajzë të mitur nga disa të mitur të tjerë në njërën nga shkollat e kryeqytetit.

Edhe Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se kanë organizuar protestë për të hënën pranë Ministrisë së Arsimit dhe njëra nga kërkesat është futja e lëndës së Edukimit Seksual në shkollat e Kosovës.

Ngacmimi seksual i të miturës, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist organizon protestë para Ministrisë së Arsimit