Protestohet në Prishtinë për vdekjen e Stanislav Tomas në Republikën Çeke

Vdekja e Stanislav Tomas, të riut të nacionalitetit rom në Republikën Çeke, ka mbledhur sot pjesëtarë të shumtë para ambasadës së Republikës Çeke në Prishtinë, për të protestuar për vdekjen e të riut, për siç kanë thënë ata, ‘nga brutaliteti i policisë’.

Marshimi protestues u nis nga sheshi ‘Nënë Tereza’ deri tek ambasada e Çekisë.

Protesta u organizua nga Organizata ‘Roma Caritas Kosova’ dhe rrjeti i KOSINT.

Në pankartat që protestuesit mbanin në duar, bëhej thirrje për ndalje të racizmit dhe në disa tjera shihej figura e kryeministrit të Çekisë, Andrej Babish, të cilin protestuesit konsideruan “si person që i do kriminelët”.

Organizatorët e kësaj proteste, kërkuan që të bëhet hetim i pavarur lidhjen me vdekjen të riut rom në Çeki.

Protestuesit po ashtu kanë ndezur qirinj para ambasadës në kujtim të të riut nga Çekia.

Dyzet e gjashtë vjeçari Stanislav Tomas vdiq një pasdite qershori në Teplicë, një qytet i vogël në veriperëndim të Republikës Çeke. Videoja e incidentit tregon tre oficerë policie që përpiqen të mbajnë nën kontroll një burrë që bërtet, ndërsa ai bën rezistencë. Kalimtarët i bëjnë thirrje policisë të ndalojë “mbytjen” e tij dhe i kërkojnë Tomas-it të mos luftojë. Në fund të videos prej gjashtë minutash, ai nuk lëviz më.

Videoja ka shkaktuar zemërim në mesin e organizatave rome dhe janë bërë krahasime me vdekjen e George Floyd në SHBA. Michal Miko, kreu i “Romanonet” një rrjet OJQ-sh çeke rome – e dënoi incidentin si e quajtur “kulm i brutalitetit”.