Të enjten paralajmërohet marsh protestues kundër vrasjes së grave

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, me anë të një video mesazhi në Facebook, ka paralajmëruar se do të mbajnë nesër marsh protestues te Ministria e Drejtësisë.

Sipas njoftimit, ky organizim do të mbahet kundër vrasjes së grave dhe nevojës për trajtim të femicidit si urgjencë kombëtare.

Gjithashtu kanë kërkuar përgjegjësi institucionale për viktimat vajza dhe gra, përfshirë këtu edhe viktimën e fundit, 18-vjeçaren nga Ferizaj.

Marshi do të fillojë nga ora 12:00 pranë Ministrisë së Drejtësisë (ish-objekti i Rilindjes).

“Ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës të bashkohen në marshin protestues për të kundërshtuar dhunën e shtypjen ndaj grave dhe për të kërkuar përgjegjësi institucionale për të jetën e humbur të Marigonës dhe vajzave e grave tjera”, thuhet në thirrjen për protestë.

dielën, pa shenja jete në Spitalin e Ferizajt, është dërguar 18 vjeçarja M.O., e cila sipas Prokurorisë së Ferizajt, dyshohet se është vrarë nga dy persona.

Sipas dosjes së Prokurorisë, të cilën e ka siguruar KALLXO.com, i dyshuari Krivaqa, për motive të ulëta me dashje, ka ushtruar mizorisht dhunë fizike mbi viktimën, derisa ajo ka ndërruar jetë.

Gjatë ditës së djeshme është protestuar para Stacionit të Policisë, para Gjykatës dhe Para Prokurorisë së Ferizajt, duke kërkuar drejtësi për vrasjen e 18 vjeçares nga dy persona të dyshuar e tashmë të arrestuar.