Foto: RTV 21

Lushtaku i bën bashkë krerët e shtetit

Këtë ditë pushimi, ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku e ka shfrytëzuar për t’i bashkuar bashkëluftëtarët dhe kolegët e tij.

Në oborrin e shtëpisë, Lushtaku ka shtruar tavolinën për krerët e shtetit.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, shihet se Lushtaku ishte nikoqir i presidentit Hashim Thaçi, kryeparlamentarit Kadri Veseli, kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kryetarëve Bekim Jashari, Ramiz Lladrovci.

Haradinaj sot ishte për vizitë në Komunën e Drenasit dhe atë të Skenderajt, ku pa nga afër vendin ku do të ndërtohet stadiumi ndërkombëtar./21Media