Ura nën ujë | Foto: Komuna e Malishevës

Lumi Mirusha Del nga Shtrati

Për shkak të reshjeve të pandërprera të shiut lumi Mirusha në Malishevë ka dalë nga shtrati, ndërsa uji i këtij lumi ka mbuluar urën nëpër të cilën duhet kaluar për të shkuar në fshtrat Mirushë e Gurbardh të kësaj komune.

Lajmin për mbetjen nën ujë të kësaj ure e bëri të ditur Komuna e Malishevës.

“Niveli i ujit është rritur dukshëm dhe në disa vende lumi Mirusha ka dalë nga shtrati, kryesisht në ara dhe livadhe, si në Banjë, Malishevë, Mirushë, mirëpo nuk ka bllokim të rrugëve në vende tjera, përpos rrugës Mirushë – Gurbardh,” njoftoi Komuna e Malishevës.

Sipas këtij njoftimi, ekipet emergjente dhe ato të sigurisë janë në terren dhe në gjendje gatishmërie, ndërsa Policia e Kosovës ka vendosur shiritat në rrugën Mirushë-Gurbardh duke mos lejuar që të rrezikojnë vozitësit.

vershimet1

vershimet

KALLXO.com shkroi para tri ditësh për bllokimin e pesë fshtrave të Komunës së Malishevës pas reshjeve intensive të shiut gjatë kësaj jave.

http://kallxo.com/pese-fshatra-te-malisheves-te-bllokuar-nga-uji/

Lumi Mirusha kishte dalë nga shtrati edhe në janar të këtij viti kur reshjet e shiut u kombinuan me shkrirje të borës.

http://kallxo.com/gjendje-alarmante-ne-malisheve/